Ballina Aktualitet Vijojnë kontrollet në zonat turistike, Inspektorati i Punës me dorë të hekurt,...

Vijojnë kontrollet në zonat turistike, Inspektorati i Punës me dorë të hekurt, gjobiten 16 subjekte

126
0

Inspektorati Shtetëror i Punës ka vijuar kontrollet në subjektet pranë zonave turistike. Në periudhën qershor- korrik janë inspektuar mbi 880 subjekte, ku në 99% të rasteve janë marrë masa administrative. Sipas drejtorit të këtij inspektorati, Eljo Muçaj, informaliteti në turizëm mbetet në nivele të njëjta krahasuar me një vit më parë.

Gjatë muajit qershor edhe korrik, Inspektorati i Punës ka realizuar 891 inspektime në subjektet që operojnë në këtë sektor. Në këto inspektime janë evidentuar 9.000 punëmarrës dhe problematikat kryesore që janë shfaqur me informalitetin kanë qenë të lidhura kryesisht me kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës, mungesa e kontratave të punës apo dhe punëtorë të paregjistruar”, tha Muçaj.

Për 16 subjekte është marrë masë administrative me gjobë, vlera totale e të cilave kap shifrën e mbi 3.8 milion lekëve.

Pothuajse çdo inspektim është shoqëruar me një masë, ku masat më kryesore kanë qenë pezullime, kanë qenë paralajmërimet, por edhe sanksionet të cilat kanë qenë në një vlerë rreth 4 milion le të reja në ato subjekte ku shkeljet janë evidentuar të rënda apo të përsëritura”, theksoi Muçaj.

Nga shifrat e fundit vihet re shtimi i punonjëse të huaj, numri i të cilëve është rreth 500 ku vetëm 4.4 % rezultojnë pa leje pune.