Ballina Lifestyle Bella Thorne rrëfen momentin kur zbuloi tradhtinë: “Më ndihmoi një kamarier italian”

Bella Thorne rrëfen momentin kur zbuloi tradhtinë: “Më ndihmoi një kamarier italian”

162
0

Bella Thorne ka rrëfyer një nga episodet më të dhimbshme të një lidhjeje të kaluar, duke treguar se zbuloi tradhtitë e partnerit pasi përktheu mesazhet e tij me ndihmën e një kamarieri italian.

Edhe pse aktorja nuk e përmendi kurrë partnerin me emër, detajet e historisë duket se i referohen lidhjes së saj me këngëtarin italian Benjamin Mascolo.

E ftuar në podcastin “Call Her Daddy”, të moderuar nga Alex Cooper, Thorne foli hapur për tradhtinë dhe plagët emocionale që, sipas saj, kanë ndikuar në mënyrën se si ajo i përjeton marrëdhëniet.

Ajo tregoi se dyshimet nisën pasi pa mesazhe në telefonin e partnerit, por nuk mund t’i kuptonte ato për shkak të gjuhës. Për të zbuluar se çfarë po shkruhej, ajo kërkoi ndihmën e një kamarieri italian, i cili i përktheu mesazhet.

Zbulimi, sipas Thorne, ishte veçanërisht i dhimbshëm dhe ndikoi në besimin e saj në marrëdhëniet romantike.

Historia vjen disa vite pas ndarjes së saj nga Benjamin Mascolo. Çifti ishte në një lidhje për rreth katër vjet dhe u fejua në vitin 2021, përpara se të ndaheshin në vitin 2022.