Ballina Aktualitet 4.59 miliardë lekë për dializën/ Pas koncesionit, shteti hap tenderin e ri...

4.59 miliardë lekë për dializën/ Pas koncesionit, shteti hap tenderin e ri me fond 23% më të lartë

94
0

Pas përfundimit të koncesionit të dializës, shteti ka hapur një tender të ri për ofrimin e këtij shërbimi në pesë spitale rajonale, me një fond mesatar vjetor rreth 23% më të lartë se pagesa e kryer për PPP-në në vitin 2025 dhe 43 % më e lartë se mesatarja e pagesave  vjetore nga viti 2017-2025.

Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit sh.a. ka shpallur procedurën për ofrimin e shërbimit të hemodializës në pesë qendrat e ngritura pranë spitaleve të Shkodrës, Lezhës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit.

Fondi limit i tenderit është rreth 4.59 miliardë lekë, ndërsa marrëveshja kuadër do të ketë një kohëzgjatje prej 48 muajsh. E ndarë për katër vjet, vlera arrin mesatarisht në rreth 1.15 miliardë lekë në vit.

Kjo shumë është ndjeshëm më e lartë se pagesat vjetore që buxheti i shtetit ka kryer për koncesionin e dializës.

Në vitin 2025, pagesa faktike për PPP-në arriti në 932 milionë lekë, ë elartë e gjithë periudhës që duket se ka shërbyer si bazë për kontratën e re. Krahasuar me këtë shumë, fondi mesatar vjetor i tenderit të ri është rreth 216 milionë lekë më i lartë, ose 23.2% më shumë.