Ballina Sport Mijëra euro në qese të zezë, si presidenti i Dinamos shpërbleu futbollistët...

Mijëra euro në qese të zezë, si presidenti i Dinamos shpërbleu futbollistët në dhomat e zhveshjes! Premton 500 mijë euro për ‘kokën’ e Pafos

76
0

Skuadra e Dinamos është vetëm dy ndeshje larg një suksesi historik në arenën evropiane. Pas eliminimit të Audas, presidenti Adrian Bardhi u fut në dhomat e zhveshjes me një qese të zezë ku në të kishte mijëra euro bonus për futbollistët. Veç kësaj, në rast se Dinamo kalon qipriotët e Pafos dhe merr biletën për në fazën e ligës së Conference League, shpërblimi për futbollistët dhe stafin do të jetë 500 mijë euro.

Pas fitores bindëse 4-0 ndaj Audas, festa e Dinamos vazhdoi edhe në dhomën e zhveshjes. Një video e publikuar në rrjetet sociale ka marrë vëmendje të madhe, teksa shfaq presidentin e klubit, Adrian Bardhi, duke hyrë në dhomën e futbollistëve me një çantë dhe një qese në duar.

Pak sekonda më vonë, u zbulua edhe përmbajtja e saj. Bardhi hapi qesen dhe hodhi në dysheme disa tufa me euro, duke shkaktuar festë të madhe mes lojtarëve.

Por surpriza nuk mbaroi me kaq. Presidenti i Dinamos u premtoi futbollistëve një bonus prej 500 mijë eurosh, nëse skuadra arrin të eliminojë Pafos dhe të sigurojë kualifikimin në fazën e ligës të Conference League.

Tashmë, gjithçka vendoset në përballjen me qipriotët. Dinamo do ta presë Pafos më 20 gusht në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë të “play-off-it”, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet më 27 gusht në Qipro.