Ballina Aktualitet Protesta e 82-të! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë,...

Protesta e 82-të! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, pritet nisja e fjalimeve

39
0

Ka nisur marshimi i protestuesve nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, në protestën e 82-të kundër qeverisë së Edi Ramës.

Qytetarët janë nisur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta dhe duke përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.

Kërkesa e protestuesve mbetet e njëjtë: dorëheqja e panegociueshme e Edi Ramës dhe largimi i qeverisë.

Me mbërritjen para Kryeministrisë pritet të mbahen fjalimet, ku organizatorët dhe qytetarët do të përcjellin mesazhet e tyre kundër qeverisë.

Protestat vijojnë prej 82 ditësh, ndërsa qytetarët kanë deklaruar se do të vazhdojnë rezistencën deri në largimin e Edi Ramës.