Ballina Aktualitet “Do ta lëshojë Ballukun në shtator, por ne s’mjaftohemi me kaq”/ Aktivisti:...

“Do ta lëshojë Ballukun në shtator, por ne s’mjaftohemi me kaq”/ Aktivisti: Nuk largohemi nga sheshi pa dorëheqjen e Ramës!

63
0

Aktivisti Edison Lika theksoi se nuk do të largohen nga sheshi përpara Kryeministrisë derisa Edi Rama të japë dorëheqjen.

Teksa mori fjalën në protestë, aktivisti i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimet ndaj kryeministrit dhe ta arrestojë.

Sipas tij, kryeministri do ta lëshojë Belinda Ballukun në shtator, por ai tha se protestuesit nuk mjaftohen me kaq, pasi ata kërkojnë dorëheqjen e të gjithë kabinetit të tij qeveritar.

“Nuk na ka zënë monotonia, sepse po bëjmë histori. Ne nuk jemi të qetë pas 83 ditësh se jemi të revoltuar si ditën e parë. Nuk largohemi nga sheshi për sa kohë është kryeministri i këtij vendi. E kemi kërkuar prej ditësh së parë dhe do ta kërkojmë deri në ditën e fundit, dorëheqje.

Hetoni Ramën. Rama e ka vendin në qelitë e 313-ës. Ka bërë gati ta lëshojë Belinda Ballukun në shtator, po a mjaftoheni ne me kaq. Jo. Ne do të jemi këtu jo vetëm që të dorëhiqet dhe të heqë dorë nga mandati Balluku, por do të jemi derisa të dorëhiqet e gjithë qeveria me në krye Edi Ramën.”, tha ai.