Ballina Aktualitet “Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit”/ Forbes: Ofron histori, natyrë dhe mikpritje...

“Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit”/ Forbes: Ofron histori, natyrë dhe mikpritje per turistët

61
0

Eksploroni Shqipërinë, një thesar i fshehur në Ballkan. Kjo është këshilla që media prestigjioze ‘Forbes’ i jep udhëtarëve.

Vizitorët që shkelin në brigjet e saj do të gjejnë një vend që kënaq shumë interesa. Historia, kultura dhe natyra bashkohen së bashku. E po ashtu edhe kuzhina, e rrënjosur në autenticitet, do të tërheqë adhuruesit e ushqimit. Për të apasionuarit e historisë, shkruan Forbes, Shqipëria ofron vende të shumta të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si dhe fshatra të mbështjellë me trashëgimi shekullore.

Përtej bregdetit të veçantë, me pamje piktoreske dhe ujëra kristalore, turistët mund të gjejnë edhe shumë më tepër, si Alpet shqiptare me maja madhështore, pyje të gjera, livadhe mahnitëse alpine dhe lumenj.

Veçohet Valbona, e cila konsiderohet si kartolina e Alpeve Shqiptare…”.

Forbes e cilëson shumë të veçantë edhe kuzhinën shqiptare, e cila në jug përqendrohet te vaji i ullirit, perimet dhe prodhimet e detit, ndërsa në veri shërbehen bulmet, bukë misri, turshi dhe gatime të gatuara ngadalë.

Sipas Forbes, vizitorët mund të eksplorojnë, ndër të tjera, qytetet pjesë e UNESCO-s, si Berati apo Gjirokastra, por edhe qytetin e rrethuar me mure të Elbasanit, i njohur për fortesën-kështjellë të shekullit XV; Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë; ose të shëtisin në Pazarin e Vjetër të Krujës, ku shiten gjithçka, nga veshjet tradicionale deri te bizhuteritë e filigranit.