Ballina Sport Mourinho i del në mbrojtje sulmuesit: Vinicius? Ai nuk është shenjtor, por...

Mourinho i del në mbrojtje sulmuesit: Vinicius? Ai nuk është shenjtor, por kjo është bullizëm

88
0

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Vinicius Junior u trajtua ndaj Espanjolit duke e cilësuar situatën si “bullizëm”.

“Special One” u shpreh se Vinicius nuk është pa të meta, por theksoi se ndërhyrjet dhe sjellja ndaj tij kanë kaluar çdo kufi.“Vinicius? Ai nuk është një shenjtor, por ajo që po i bëjnë është e tepërt.

E godasin dhe kjo është shumë zhgënjyese. Ai duhet të ketë një kontroll të madh emocional.

Është një situatë e vështirë. Kjo është bullizëm”, deklaroi Mourinho.

Trajneri portugez tha se braziliani duhet të tregojë qetësi dhe vetëpërmbajtje përballë presionit të madh që po përjeton në fushë.