Ballina Rajoni Gazetari kroat publikon “dosjen sekrete” mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”

Gazetari kroat publikon “dosjen sekrete” mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”

54
0

Gazetari Domagoj Margetiq në emisionin “Kosova Today” ka folur për një ndër rastet më të rënda në historinë e Bosnje Hercegovinës, atë të “Sarajevo Safarit”.

“Kam dëshmuar në Prokurorinë e Bosnje dhe Hercegovinës në fillim të muajit të shtatë në lëndën e hetimeve të krimeve të luftës, i ashtuquajturi rast ‘Sarajevo Safari’ me 29.06 të këtij viti, Agjencia Evropiane ka mbajtur një takim koordinues të disa prokurorive dhe përfaqësuesve të gjyqësorëve të disa vendeve, përfshirë edhe prokurorët nga Bosnja lidhur me këtë rast”, u shpreh ai.

Sipas tij, rasti i ‘Sarajevo Safari’ është ngritur në nivelin e Bashkimit Evropian, për dallim, siç thotë ai, nga ajo që po përhap presidenti serb, Alleksandar Vuçiq.

Pos tjerash, gazetari kroat ka publikuar dosjen sekrete mbi rolin e Vuçiqit në ‘Sarajevo Safari’.