Ballina Aktualitet Protesta e 86-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama jep dorëheqjen!

Protesta e 86-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama jep dorëheqjen!

56
0

Ka nisur marshimi i protestuesve nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, në protestën e 86-të kundër qeverisë së Edi Ramës.

Qytetarët janë nisur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke shoqëruar marshimin me pankarta dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.

“Rama, jep dorëheqjen!” është një prej thirrjeve kryesore që përsëritet nga protestuesit.

Ndërkohë, gjatë marshimit bie në sy edhe një pankartë me mesazhin “Rama në burg, Belinda në burg”, një tjetër mesazh i fortë i protestuesve kundër kryeministrit dhe drejtuesve të qeverisë.

Pas mbërritjes para godinës së Kryeministrisë, pritet të nisin fjalimet e organizatorëve dhe përfaqësuesve të protestuesve, ku priten mesazhe të forta kundër qeverisë.

Marshimi po vijon drejt Kryeministrisë, ndërsa protesta e 86-të shënon një tjetër mbrëmje përballjeje mes qytetarëve dhe qeverisë Rama.