Ballina Aktualitet ‘Rama dorëhiqu!’ Përfundojnë fjalimet, protestuesit rinisin marshimin

‘Rama dorëhiqu!’ Përfundojnë fjalimet, protestuesit rinisin marshimin

66
0

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë rinisur marshimin në rrugët e Tiranës, në vijim të protestës së 87-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët, të mbledhur prej orësh në protestë, janë rikthyer në marshim, duke vijuar qëndresën e tyre dhe duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Thirrjet kundër qeverisë dhe Ramës kanë shoqëruar marshimin, ndërsa protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar protestën.

Protesta e 87-të nisi me grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku qytetarët marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë.

Pas fjalimeve, marshimi rinisi në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Kjo është dita e 87-të e protestave të njëpasnjëshme, me kërkesën kryesore për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe vijimin e qëndresës qytetare.