Një konflikt është raportuar në Greqi ku është përfshirë edhe një 49 vjeçar shqiptar. Ngjarja ndodhi në një servis makinash në Neos Kosmos.
Shtetasi 49-vjeçar shqiptar u përfshi në konflikt me një pronari 45-vjeçar të biznesit, me origjinë armene. Sipas informacioneve, 49-vjeçari fillimisht kaloi nëpër dyqan dhe filloi ta fyente 45-vjeçarin, ndërsa më pas u përpoq ta sulmonte.
Klientët dhe persona të tjerë të pranishëm në vendngjarje ndërhynë dhe arritën ta largonin. Megjithatë, përpara se të largohej, ai dyshohet se e kërcënoi pronarin, duke i thënë: “Do ta paguash me gjak për këtë”.
Pak kohë më vonë, 49-vjeçari u kthye në garazh, këtë herë duke mbajtur një thikë 26 centimetra të gjatë . Sipas të njëjtave informacione, ai iu afrua pronarit duke bërtitur: “Do të të vras, do të të masakroj”.
Sherri degradoi në përdorimin e një leve dhe një thikë. Pronari i garazhit e goditi 49-vjeçarin me levë në kokë dhe këmbë.
Pas disa orësh kërkime, 49-vjeçari u arrestua për fyerje, tentativë dëmtimi trupor dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa armeni u arrestua për dëmtim të rrezikshëm trupor.







