Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar në një status publik për arrestimin e Ergys Agasit, duke e cilësuar atë jo si sukses të Policisë, por si “triumf dhe hakmarrje” të një klani ndaj një tjetri.
“Arrestimi i Ergys Agasit nuk mund të shitet si sukses i narko-policisë”, shkruan Noka, duke akuzuar Tan Leprin, Oltion Bistrin dhe Skënder Hitën, se kanë zbatuar “porosinë e shefes” për goditjen dhe nënshtrimin e klanit të Gys Agasit.
Reagimi i plotë:
Arrestimi Ergys Agasit, i shoqëruar nga ish-polici famëkeq, Uljan Shpataraku, nuk mund të shitet si sukses i narko-policisë. Është thjesht tregues i triumfit dhe hakmarrjes së klanit të Belindës ndaj klanit të Gys Agasit.
Tan Lepri, Oltion Bistri e Skënder Hita, çuan në vend porosinë e shefes, që të goditet e të nënshtrohet me çdo kusht klani i Gys Agasit.







