Ballina Aktualitet “Na e shitën betonin si kënd lojërash”/ 89-ditë protestë, arkitektja: Ajo që...

“Na e shitën betonin si kënd lojërash”/ 89-ditë protestë, arkitektja: Ajo që pritet të ndodhë në shtator është trafiku, më pas propaganda

84
0

Arkitektja Dorjana Musai, e pranishme në protestën e 89-të qytetare para Kryeministrisë, ka folur për problematikat me të cilat përballet Tirana, duke u ndalur te trafiku, ndërtimet dhe zhvillimi urban i kryeqytetit.

Ajo kritikoi mënyrën se si është trajtuar problematika e trafikut në Tiranë, duke thënë se përgjegjësia është zhvendosur te qytetarët.

“Kryebashkiaku na mësonte që të ecnim me biçikletë, ta linim në shtëpi makinën. Problemi u bëmë ne. Ne bëjmë trafikun, marrim makinën, ne parkojmë keq, s’dimë të qarkullojmë”, tha arkitektja.

Musai u ndal edhe te ndërtimet dhe ndërhyrjet urbane, duke kujtuar kundërshtimet për betonizimin e zonave të gjelbra. Më tej, arkitektja përmendi edhe zonën pranë stadiumit, duke kritikuar zhvillimin urban dhe numrin e madh të lokaleve.

“Ajo që pritet të ndodhë në shtator, por që nuk e presim që të ndodhë, është trafiku. Nis shkolla. Më pas rikthehet dhe propaganda. Kryebashkiaku na mësonte që të ecnim me biçikletë, ta linim në shtëpi makinën. 

Problemi u bëmë ne. Ne bëjmë trafikun, marrim makinën, ne parkojmë keq, s’dimë të qarkullojmë. Kur kundërshtonim betonin në Parkun e Liqenit, na e shitën si kënd lojërash për fëmijët.

Ata e dinë se çfarë kanë hequr kur protestuan. Pastaj shkuan te stadiumi, ndërtuan një tjetër, e mbushën me kafe. Ka më shumë kafe se ndeshje. Kur ka ndeshje, qyteti nuk e përballon dot fluksin.”, tha ajo.