Ballina Politika Mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë në qarqe, ndryshohet vendi...

Mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë në qarqe, ndryshohet vendi i takimit

53
0

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e sotme në orën 17:30 ministrat dhe drejtuesit politikë në qarqe.

Mësohet se takimi, i cili ishte planifikuar të zhvillohej në selinë e Partisë Socialiste është zhvendosur në Pallatin e Brigadave.

Takim në të cilin pritet t’u caktojë drejtuesve politikë detyrat.

Një ditë më parë, nga sheshi i protestës, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje për t’u mbledhur sot përpara selisë së Partisë Socialiste.

Po ashtu, u kërkua përdorimi i vezëve për të goditur drejtuesit politikë dhe ministrat socialistë.