Ballina Aktualitet “Cila është marrëdhënia e Ergys Agasit, me Mirlinda Karçanajn?”/ Avokati i biznesmenit,...

“Cila është marrëdhënia e Ergys Agasit, me Mirlinda Karçanajn?”/ Avokati i biznesmenit, ‘kyç gojën’ përballë gazetarëve

51
0

Avokati i biznesmenit Ergys Agasi, Maks Haxhia deklaroi para gazetarëve se prokuroria nuk tregoi prova sa i takon akuzës së re që iu bashkëngjit klientit të tij, për korrupsion pasiv. Haxhia iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ndërkohë disa prej tyre iu shmang.

Maks Haxhia: Po kërkojmë që të na paraqesë prokuroria se ku qëndron prova për korrupsion. Këto janë masa që merr prokurori për të siguruar procesin e vetë, për të mos dështuar.

Prokuroria nuk ka folur fare për këtë moment! E them me përgjegjësi të plotë. Pretendimi i Agasit është shkëputja e kontekstit, 2 apo 4, nuk ka të bëjë fare me atë që pretendon. Nuk është sjellë si moment prove.

Pyetje: Cila është marrëdhënia e Ergys Agasit me Mirlinda Karçanajn?

Duhet të pyesni atë!

Ku ishte fshehur gjatë kësaj kohe Agasi?

Nuk është për mua as kjo pyetje!