Ballina Politika “Bëhet fjalë për dosje voluminoze të ardhura nga Belgjika dhe Franca”/ Çollaku...

“Bëhet fjalë për dosje voluminoze të ardhura nga Belgjika dhe Franca”/ Çollaku zbulon çfarë fshihet pas arrestimit të Ergys Agasit

58
0

Arrestimi i Ergys Agasit nuk është asgjë më shumë sesa një “komedi” dhe një dorëzim i kontrolluar, theksoi gazetari Basir Çollaku gjatë një analize të detajuar televizive.

Në një kohë kur buja mediatike është e fokusuar tek aksioni policor, prapaskenat e kësaj ngjarjeje fshehin përmasa shumë më të frikshme që prekin majat e pushtetit.

Çollaku thotë se ky arrestim vjen si një lëvizje e detyruar dhe e stisur për të shfokusuar vëmendjen nga disa ngjarje vërtet tronditëse që po vijnë nga ndërkombëtarët.

Bëhet fjalë për dosje voluminoze të ardhura nga Belgjika dhe Franca, të cilat përmbajnë biseda të dekriptuara nga rrjetet Sky ECC dhe EncroChat e ku del qartësisht emri i kryeministrit, si ‘pjesë” në pazaret e grupeve të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Pjese nga intervista:

Ajo që shoh unë në këtë arrestim dhe këtë zhurmë me regji të fortë mediatike qeveritare dhe policore, ka të bëjë me atë çfarë nuk thuhet, atë çfarë le duhet të lexojmë përtej kësaj ngjarjeje, përtej atyre dosjeve të tjera që po vlojnë, po ziejnë dhe po kryhen veprime, e që në fakt në vëmendjen e opinionit publik kanë më pak hapësirë sesa meritojnë. Unë do të përmendja pikërisht dje, tre lajme do të thoja shumë të rëndësishme që unë them e kanë detyruar Ramën të prodhojë këtë arrestim.

Kishim në Belgjikë pra në një seancë gjyqësore, është një çështje që është edhe këtu, ka shkuar në gjykatë edhe këtu, ku një nga krerët e grupeve kriminale të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, nënofkën Sinko, në përgjime, del emri i kryeministrit. Dhe nuk del emri i kryeministrit se kush është kryeministri që e prisni, por kryeministri ka pjesë.

Dhe përveç kësaj, është një nga fjalitë që thuhet ka pjesë. Ka dhe pjesë të tjera përgjimi natyrisht, që e thellojnë dhe e zbërthejnë se ku është pjesa, kush e kërkon, kush e jep dhe kush e merr.

Ne e kemi përmendur shumë shpesh herë, ka shumë përgjime. Emri i Edi Ramës, i Taulant Ballës, i Ballukut, përmenden në 80% të lëndës së përgjimit.

Drejtësia franceze lë në arrest me burg Ermal Beqirin, ortakun e Ergys Agasit…

Kemi edhe Zvicrën… Pra është ajo që ju e keni bërë lajmërim, Zoti Peka ka bërë intervistën e lajmëruar me shtatë shtator me Arben Ahmetajn. Ku janë lajmëruar le të themi dy-tre histori vërtet të rënda, me përgjime. Ku sërish kryeministri është pjesë.

Në këtë histori unë shoh një prokurinë e posaçme të dështuar. Përse? Kur ty të del kryeministri në përgjime jo vetëm një herë, por disa herë në proces gjyqësor, në një sallë gjyqi në Belgjikë, në Francë, në Zvicër e kudo ndodh në Bashkimin Europian.

Po njëkohësisht, ti si kryeministër je në dy iniciativa të Kongresit Amerikan për t’u hetuar. Edhe nga republikanët edhe nga demokratët. Herë e parë që qeveria shqiptare hyn në dy nisma në Kongresin Amerikan për t’u hetuar për trafik droge dhe për korrupsion.

Në të gjithë këtë trysni, kanë një adresë të vetme, kanë një shënjestër: Kryeministrin e vendit Edi Rama, për trafik droge, për përfitime, për pastrim parash, për korrupsion, për lidhje me krimin e organizuar, për lidhje me mafian. Ne shkojmë arrestojmë një nga ushtarët e ushtrisë së pafundme që është Ergys Agasi… Një one-stop-shop, një sportel që i kishte të gjitha, të cilit i skadoi afati, i mori licenca…

Dorëzimi i Ergys Agasit është vetëm një thellim i komprometimit të institucioneve për mosveprim. Pasi tetë muajsh. Një njeri që është në Durrës, të sillet në Tiranë me taksi e paskan zbuluar, që qenka me fuoristradë. Pra ky zelli big brother-i i policisë së shtetit…

Por ata duhet të kenë parasysh se në këtë duelin e filmimeve të fotove Agasi është më i fortë se policia e shtetit. Dhe se prokuroria. Në arkivin e tij ka shumë më tepër materiale, për shumë drejtues qoftë të policisë, të prokurorive, të parlamentit dhe të qeverisë nga sa i mban.

Ka një numër të madh njerëzish të kompromentuar në këtë histori. Por puna nuk është Ergys Agasi. Është Edi Rama. Është Belinda Balluku, është Taulant Balla, është ky ekip kriminal mafioz i dokumentuar, i provuar nëpër ato dosje. Sigurisht që i provuar.

Edhe aktiviteti i tyre kriminal, electoral, edhe i provuar nëpër dosje, që janë në SPAK.

Rama është në hall të madh penal individualisht. Njëkohësisht është edhe një frikë individuale fizike. Këto kontrata miliardëshe që ka me banditët, me kriminelët, ata nuk zgjidhen thjesht me fjalë.

Nëse i ke mbajtur premtimet, nuk u jep paratë, dhe nuk u jep fjalë për histori qindarkash por, histori miliardash dhe histori qindra milionë eurosh.

Po është Agasi, po ku janë ortakët e tjerë? Ku janë? Ata ku strehohej Agasi? Çela, Troplini,