Ballina Sport 32-vjeçari tërhiqet nga futbolli dhe emërohet ambasador

32-vjeçari tërhiqet nga futbolli dhe emërohet ambasador

70
0

Suso ka marrë një vendim të papritur duke i dhënë fund karrierës si futbollist profesionist në moshën 32-vjeçare.

Ish-lojtari i Milanit, i cili aktualisht ishte pjesë e Kadiz, do të nisë një kapitull të ri si ambasador i klubit nga muaji tetor.

Vendimi vjen pas një periudhe të vështirë për klubin spanjoll, i cili raportohet se kishte shqetësime për kostot e kontratës së futbollistit.

Suso ishte rikthyer te klubi i qytetit të tij në verën e vitit 2025, duke nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare. Gjatë karrierës së tij, ai ka veshur fanellat e Liverpulit, Almerias, Milanit, Xhenoas dhe Sevijas, ndërsa ka fituar edhe dy trofe të Europa League me Sevijan.

Tashmë, Suso do të vazhdojë të jetë pjesë e Kadiz në një tjetër rol, duke u shndërruar në një nga figurat përfaqësuese të klubit.