Ballina Kronika Parandalimi i veprimtarive kriminale/ RENEA zbarkon në Korçë, kontrolle për kapjen e...

Parandalimi i veprimtarive kriminale/ RENEA zbarkon në Korçë, kontrolle për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë

55
0

Forcat RENEA mbërritën në Korçë, pas dyshimeve se në qytet fshihej një person me rrezikshmëri shumë të lartë, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, efektivët kanë rrethuan një pallat në qytet, ku dyshohej se mund të fshihej personi i kërkuar.

Pas kontrolleve, RENEA dhe policia nuk kanë mundur ta lokalizojnë atë. Kontrollet dhe operacionet në qytet janë shtuar gjatë ditëve të fundit, në kuadër të kërkimit të personave me rrezikshmëri të lartë dhe parandalimit të veprimtarive kriminale.