Ballina Aktualitet Banda e Belinda Ballukut vazhdon grabitjen e pasurive të shqiptarëve, Viola Haxhiademi...

Banda e Belinda Ballukut vazhdon grabitjen e pasurive të shqiptarëve, Viola Haxhiademi e KESH fal tenderin 5.2 milionë euro për “Tigrat” e Vlorës, zbardhet skandali

77
0

Shteti shqiptar vijon të shpenzojë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë pa asnjë garë dhe në mënyrë tepër të paracaktuar për operimin e dy karakatinave të vendosura në zonën e Triportit në Vlorë, të emërtuara Tec Lundrues që ndryshe njihen si “Tigrat”, të cilat erdhën disa vite më parë dhe që kanë kushtuar një mal me para”.

Brenda një kohe të shkurtër, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka hapur disa tendera me vlerë dhjetëra miliona euro për mirëmbajtje dhe për transportin e lëndës djegëse, teksa mënyra e bërjes së letrave është shumë e dyshimtë.

“VoxNews” paralajmëroi disa javë më parë se drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi, e cila dyshohet se është “ushtare” dhe pjesë e bandës së ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, do t’i jepte pa asnjë garë kompanisë Petrolofera një shumë mbi 5 milionë euro, me të famshëm procedurë “negocim”.

Nuk bëhet fjalë për një tender të mirëfilltë, por për aftësitë e Violës për të negociuar me firmat që operojnë në treg, duke u çuar ftesë për ofertë dhe më pas të tentonte që të ulte vlerën e tenderit.

Shifrat e kanë tradhtuar rëndshëm Violën, aq sa ulja e vlerës ka qenë tepër minimale, shumë e papërfillshme. Fondi limit i procedurës ka qenë 493.960.000 lekë. Vlera e ofruar nga kompania fituese ishte 493.699.040 lekë, ose 99.95 % e fondit limit.Në këtë procedurë Viola ka mundur që të ulë shifrën për vetëm 260.960 lekë të rinj. Kaq aftësi të ketë, sa të bëjë negocim duke i dhënë të gjithë shumën e akorduar?

Procedura duket kryekëput në favor të Petroliferës, e cila brenda një kohe të shkurtër, që nga momenti që karakatinat e ndryshkura u vendosën në atë vend, ka marrë dhjetëra miliona euro.Tenderi ka një objekt të kontratës “depozitim dhe ngarkim shkarkim i lëndës djegëse për TEC Lundrues, Vlorë” me një kohëzgjatje 19 muaj, teksa çuditërisht kriter ishte “oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim”.

“LA PETROLIFERA ITALO ALBANESE” ofroi 5,297,200 euro.Disa javë më parë, redaksia e VoxNews, publikoi një investigim me titull “Viola Haxhiademi e KESH i jep pa garë 5.4 milionë euro Petroliferës për lëndën djegëse për “Tigrat” në Vlorë”.“Viola Haxhiademi vetëm me një të rënë të lapsit mund t’i japë kompanisë Petrolifera një shumë prej 5.4 milionë euro.

Nuk bëhet fjalë për një tender të ri, por një negocim mes Violës dhe drejtuesve të kompanisë private”, denonconte redaksia jonë.Në të njëjtin dokument shkruhej se tipi i procedurës ishte “me negocim, pa njoftim”, çka do të thotë se Viola Haxhiademi do të negocinte me firma private për këtë punë, pa bërë një garë qoftë formale, por të jetë e shkruar në letra.

“Në dokumente nuk specifikohet se me cilën firmë ka negociuar Viola, ndërkohë që të gjitha indiciet të çojnë te Petrolifera, e cila ka fituar në vitin 2023 tenderin me të njëjtin objekt, me vlerë 7.2 mln euro. Edhe në atë kohë, procedura u bë me negocim të drejtpërdrejtë”, vijonte investigimi, ku disa javë më pas Viola firmosi njoftimin e fituesit./Voxnews