Ballina Kronika E rëndë në Vau i Dejës/ Bien në kontakt me rrymën, vdes...

E rëndë në Vau i Dejës/ Bien në kontakt me rrymën, vdes roja i lokalit, rëndë elektriçisti

68
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme (29 gusht) në fshatin Karmë të bashkisë së Vaut të Dejës. Roja i një lokali bar-kafe dhe një elektriçist dyshohet se se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit.

Si pasojë, Sokol Preka, 40 vjeç i cili punonte si roje në lokalin bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Ndërsa David Deda, 46 vjeç elektriçist ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mbetet ende e paqartë rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit.

Si pasojë, shtetasi S. P. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa shtetasi D. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.