Ballina Kronika Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 5 anëtarët e familjes,...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 5 anëtarët e familjes, 3 prej tyre më rëndë

76
0

Një bombol gazi ka shpërthyer pak më parë në një banesë në Markatomaj të Lezhës, duke shkaktuar panik dhe dëme në banesë.

Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e shpërthimit dyshohet se janë lënduar 6 persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe ekipet zjarrfikëse, ndërsa po punohet për përcaktimin e rrethanave të plota të shpërthimit.

Të dhënat për gjendjen shëndetësore të të lënduarve dhe shkaqet e ngjarjes pritet të bëhen të ditura në vijim.