Ballina Aktualitet 91 ditë protestë/ Protestuesi: Ramën do ta largojmë me çdo kusht në...

91 ditë protestë/ Protestuesi: Ramën do ta largojmë me çdo kusht në shtator

50
0

Një qytetarë nga Fushë Kruja i është bashkuar protestës sot para kryeministrisë për të bërë thirrje për tu bashkuar për të larguar kryeministrin Rama nga drejtimi i vendit. Ai tha se korrupsioni dhe keqqeverisja po shkakton shpopullimin e Fushë Krujës. Janë mbyllur shkollat ndërsa malet janë kthy në gremina. Ai tha se në shtator Rama duhet të largohet me çdo kusht.

Jam shumë i trishtuar se kjo qeveri me këto horra e korrupsion kanë hy në gjynah me fëmijët. Kanë shkatërruar shkollat. I kanë mbyllur me tre-katërqind shkolla. Kanë nxjerrë fëmijët analfabetë. Shumë prindër janë larguar bashkë me fëmijët jashtë për t’i shkolluar. Ata kanë hyrë që në… edhe fëmijët e klasave të para, fëmijët e klasave të para nuk kanë asnjë kusht. Është shumë e habitshme, ata i mbajnë shifrat e fshehura sepse numri është shumë i vogël që hyjnë në klasë të parë, shumica ikin jashtë shtetit.

Rama është hibrid. Duke qenë hibrid ai është i rrezikshëm. Nuk duhet pritur shumë. Sot të jetë dita përmbysëse e 3 muajve.  Të numërojmë ditët mbrapsht dhe ta shporrim një orë e më parë. Rama shporru! Kjo qeveri e kalbur shporru! Do I shkojmë dhe në Surrel.

Rama po shkatërron Shqipërinë. Andej nga zonat po jetoj unë, e kam parë këtë djall, këtë dreqin, i ka ba mallet gremina. Do të rezistojmë se shtatorin vjen, do të rrimë me gjithë fuqitë. Ramën do ta largojmë me çdo kusht. Rama shporru! Shqipëria e lirë, Shqipëria e shqiptarëve do të jetojë këtu me çdo kusht dhe me çdo çmim! Nuk ia lëmë tokën e të parëve tanë asnjërit! Ne jemi nipat e Skënderbeut! Poshtë qeveria dhe një orë e më parë ta largojmë! Nuk ka fjalë me thënë ta largojmë, po qeveria të ikë me çdo kusht!