Ballina Kronika Ranë në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë dhe elektriçisti! 2 të...

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë dhe elektriçisti! 2 të vdekur në Vaun e Dejës

68
0

Rëndohet bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në mbrëmjen e sotme (29 prill)  në fshatin Karmë të bashkisë së Vaut të Dejës.

Roja i një lokali bar-kafe dhe një elektriçist dyshohet se se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit.

Policia informoi se ka ndërruar jetë edhe elektriçisti. Kanë humbur jetën Sokol Preka, 40 vjeç i cili punonte si roje në lokalin bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S, dhe David Deda, 46 vjeç elektriçisti.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Karmë, ju informojmë se edhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.