Ballina Rajoni Pushimet kthehen në tragjedi! Turisti britanik gjendet i vdekur në një zonë...

Pushimet kthehen në tragjedi! Turisti britanik gjendet i vdekur në një zonë malore në Greqi

72
0

Kërkimet për një turist britanik 55-vjeçar në ishullin grek të Kefalonisë kanë përfunduar në mënyrë tragjike, pasi trupi tij u gjet në një zonë të vështirë dhe malore pranë Pastrës.

Burri ishte zhdukur prej disa ditësh, pasi kishte dalë i vetëm nga Katelios, ku po qëndronte me bashkëshorten, duke u nisur në këmbë drejt zonës së Pastrës. Në kërkime morën pjesë policia, zjarrfikësit, ekipe shpëtimi, vullnetarë dhe dronë, ndërsa terreni i vështirë dhe temperaturat e larta e komplikuan ndjeshëm operacionin.

Trupi u lokalizua në një zonë të vështirë për t’u aksesuar, por autoritetet ende duhet të konfirmojnë zyrtarisht identitetin e viktimës. Për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes pritet të kryhet autopsia, ndërsa hetimet vijojnë.