Ballina Aktualitet 31-ditë protestë në Divjakë/ Bulevardi përballet me mungesën e energjisë elektrike, protestuesit...

31-ditë protestë në Divjakë/ Bulevardi përballet me mungesën e energjisë elektrike, protestuesit akuzojnë bashkinë

79
0

Divjaka ka mbyllur me më pak pjesëmarrje dhe angazhim ditën e 31-të të protestës.

Sikur të mos mjaftonin presionet që u bëhen pjesëmarrësve nga njerëz të pushtetit vendor e qendror, mbrëmjen e së dielës është ndërprerë edhe energjia elektrike gjatë kohës që ishin mbledhur pjesëmarrësit dhe priteshin fjalimet.

Protestuesit kanë anatemuar drejtuesit vendorë e qendrorë dhe kanë vijuar marshimin në rrugët e qytetit. Vetëm sheshi kryesor ku mbahet protesta ka pasur mungesë të energjisë elektrike dhe bulevardi kryesor, ndërsa lagjet e tjera kanë qenë të furnizuara. Pas marshimit në shesh u rikthye energjia elektrike.

Pjesëmarrësit thanë se do të mblidhen sërish nesër më shumë.