Ballina Politika “Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile”/ Më 12 shtator diaspora ‘zbarkon’ fuqimisht...

“Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile”/ Më 12 shtator diaspora ‘zbarkon’ fuqimisht në Tiranë, aktivisti: Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve

79
0

Aktivisti shqiptar që jeton në Britani, Ilir Dedej, i ftuar ne nje lidhje te drejteperdrejte televizive ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se pas 93 ditësh mobilizimi qytetar, sipas tij, pushteti i kryeministrit Edi Rama është dobësuar.

Dedej tha se protesta duhet të shkojë përtej tubimeve dhe marshimeve, duke bërë thirrje për mosbindje civile. Sipas tij, synimi duhet të jetë largimi i qeverisë dhe ndryshimi i sistemit politik. Aktivisti pretendoi gjithashtu se politikanët tashmë po shmangin daljet publike dhe lëvizjet e zakonshme, duke e lidhur këtë me reagimin e qytetarëve ndaj qeverisë.

Dedej kritikoi ashpër qeverisjen e Ramës, duke përmendur ndër të tjera edhe çmimet e larta të karburanteve dhe largimin e shqiptarëve nga vendi.

Ai tha se protestuesit nuk kërkojnë thjesht një rotacion politik, por një ndryshim më të thellë të mënyrës së qeverisjes. Dedej u ndal edhe te protesta e paralajmëruar për 12 shtator, duke deklaruar se synimi është që qytetarët të qëndrojnë në shesh deri në dorëheqjen e kryeministrit.

Ai theksoi se protestuesit duhet të jenë të gatshëm edhe për forma të mosbindjes civile, ndërsa kërkoi më shumë mbështetje nga qytetarët brenda vendit.

Sipas Dedejt, në takimet dhe bisedat që ka zhvilluar me qytetarë, ka konstatuar një mbështetje për vazhdimin e protestave deri në largimin e Ramës. Dedej u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të marrin pjesë në protestën e 12 shtatorit, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për vijimin e lëvizjes kundër qeverisë.

“Energjia duket dhe sot në ditën e 93. Pjesëmarrja ka qenë më se e mjaftueshme ku mendohej nga pushteti se kjo protestë do të dështonte. Personalisht, duke qenë pjesëmarrës në protestë prej 3 muajsh, jam përpjekur që të përbashkoj frymën pro protestës, kundër pushtetit korruptiv.

Kjo të konkretizohet me një mosbindje civile qytetare, demokratike që do të çojë deri në rrëzimin e kryeministrit dhe këtij sistemi. Kemi pasur takime me njerëz, dhe bashkëbisedime online. Do të përgatitemi për t’i dhënë goditjen përfundimtare këtij pushteti korruptiv. nuk do të jemi përherë në rrugë, te mikrofoni apo marshimi. E gjithë politika është vendosur në mision për të shuar protestën.

Të gjitha rrugët të çojnë që ata duan ta shuajnë këtë protestë, por kjo urrejtja e brendshme që qytetarët kanë krijuar prej kohësh ndaj korrupsionit, me shpresën për të larguar këtë qeveri apo këtë kryeministër, delirant, manipulator, një njeri që gjoja bën për popullin, por s’ka bërë asgjë.

Çdo ditë shqiptarët vuajnë, siç është çmimi i karburantit, shumë i lartë. Një nga arsyet që ky kryeministër duhet të largohet. Qeverisja e Ramës është dobësuar. Po të shihni gjuhën e trupit në fillim nga Rama, që kishte mbështetje dhe nga opozita. Sot shohim që ka dhënë efekte kjo protestë. Siç ishte dhe frika që patën socialistët për të ndryshuar takimin e tyre, nga frika e protestuesve.

Politikanët para protestës lëviznin lirshëm. Pinin kafe nëpër kafene. Sot i tremben popullit. Pse fshihen? Çfarë e mban të stepur këtë qeveri? Kjo protestë e ka dhënë efektin e saj. Shumë intelektualë e kanë dëshirën që të jenë aty, të flasin, por ka dhe nga ata që i kanë qëndruar larg tubimit. Kur flitet dhe të akuzohet duhet të flitet me fakte dhe prova. Pjesa tjetër dërrmuese kanë qenë, kemi folur, kemi shkëmbyer mendime.

Pjesa më e madhe janë pro largimit të këtij sistemi. Flitet për ndryshim politik dhe jo rrotacion. Ne nuk kemi arsye që të largohemi nga vendi. Duhet të largojmë këtë lloj qeverisje, sistemi, që ka larguar shqiptarëve nga vendi. Shqipëria 1 euro, që ka dekada që po aplikohet, tregon se duhet të jemi të vendosur që të largojmë këtë sistem. Ne duam të vijmë më 12 shtator, dhe të qëndrojmë aty deri në rrëzimin e Ramës.

Dorëheqja e tij është e panegociueshme. Duhet të jemi të gatshëm për një mosbindje civile, që mos të bëjmë pas. Na duhet mbështetje, mbështetje e brendshme. Me ata që kemi biseduar, ata kanë shprehur qëndrimin për të qëndruar aty, deri në dorëheqjen e Ramës. Këto janë parashikime, që do të tregojnë se çfarë do të bëhet më 12 shtator, e më pas. Duhet të jetë dhe mbështetja e njerëzve që janë aty.

Se duhet mbështetje e plotë. Rama është në delir, pasi ka pasur bindjen se është pronari i vetëm i Shqipërisë. Një kryeministër, që brenda territorit të Shqipërisë, është mospërfillës. Jashtë territorit shprehte atë fobullëkun e tij, që tregonte se; unë vendos. Por sot nuk është më ai që ka qenë.

Efekti i protestës e ka bërë punën e vetë. Ndaj duhet të jemi të bashkuar, që t’i tregojmë Ramës se jemi të vendosur. Dhe në nivel botëror, kredibiliteti i tij ka rënë. Një kryeministër ku askush nuk është i interesuar që të dëgjojë gjë për të.”, tha ai.