Ballina Politika “Po përdor kompetencat si presion ndaj Gjykatës së Lartë”/ Alimehmeti: Veliaj duhet...

“Po përdor kompetencat si presion ndaj Gjykatës së Lartë”/ Alimehmeti: Veliaj duhet të japë dorëheqjen!

165
0

Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak, Ilir Alimehmeti tha se vendimi i Erion Veliajt për të shkarkuar Anuela Ristanin dhe mosdelegimi i kompetencave te dikush tjetër mund të përdoret si presion para seancës në Gjykatën e Lartë.

Alimehmeti gjatë një interviste u shpreh se minimumi që duhet të bëjë Veliaj është të japë dorëheqjen pasi nuk mund të menaxhojë dot institucionin nga burgu.

Sipas Alimehmetit çdo politikan që do të kishte një fije dinjiteti do të kishte bërë nëj hap mbrapa pasi po u shkakton dëme të mëdha 1 milion shqiptarëve.

Alimehmeti theksoi se Veliaj duhet të tërhiqet dhe të t’i hapë rrugën menaxhimit të duhur të Bashkisë së Tiranës.

“Mund të përdoret si presion është pak ditë para seancës në Gjykatën e Lartë. Ne duhet të kemi kujdes se gjithë kjo lojë po luhet në kurrizin tonë. Minimumi që duhet të bëjë është të japë dorëheqjen se nuk e menaxhon dot nga burgu. Çfarë e mirë ju vjen shqiptarëve nga kjo loja që po Rama dhe Veliaj. Çdo politikan që do të kishte një fije dinjitet duhet të bënte hap mbrapa se po shkakton dëme të mëdha 1 milion shqiptarëve, duhet të tërhiqesh dhe të hapësh rrugën dhe të lejosh menaxhimin e duhur e Bashkisë Tiranë”, tha Alimehmeti.