Ballina Kronika Shtëpi dhe ullinj të shkrumbuar, ja çfarë mbeti pas zjarrit masiv në...

Shtëpi dhe ullinj të shkrumbuar, ja çfarë mbeti pas zjarrit masiv në Himarë

72
0

Pamje të rënda janë regjistruar pas zjarrit masiv që përfshiu zonën e Himarës, duke lënë pas dëme të konsiderueshme në banesa dhe në sipërfaqe me ullinj.

Flakët përfshinë një sipërfaqe të gjerë, ndërsa banorët u përballën me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit.

Në pamjet e siguruara pas shuarjes së flakëve, shihen banesa të dëmtuara dhe pemë ulliri të djegura, ndërsa në disa zona ka mbetur vetëm hiri.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronat dhe tokat bujqësore të banorëve, ndërsa vijon evidentimi i pasojave dhe i sipërfaqeve të prekura.

Zjarri vijon të jetë masiv, por nuk kërcënon më banesat.