Ballina Sport Sarri pas humbjes: Jemi ende larg, arbitri bëri një gabim të dukshëm

Sarri pas humbjes: Jemi ende larg, arbitri bëri një gabim të dukshëm

74
0

Atalanta e Mauricio Sarrit u mposht me përmbysje në frymën e fundit nga Roma, në duelin e vlefshëm për javën e tretë të Serisë A. Pas këtij dueli tekniku i skuadrës zikaltër deklaroi:

Bëmë një ndeshje me shumë vuajtje.

Përballë kishim skuadrën që në këtë moment është më e forta dhe më në formë. Besoj se do të luftojë për titullin deri në fund”, u shpreh Sarri për “Sky Sport”.

Trajneri pranoi se në fund skuadra e tij pati vështirësi edhe në aspektin fizik, ndërsa Roma tregoi epërsi të qartë në minutat e fundit.

“Kur tërhiqesh kaq shumë prapa ndaj një skuadre me cilësinë teknike si Roma, ajo mund të të dëmtojë gjithmonë. Megjithatë, dalim nga kjo ndeshje të bindur se po rritemi, edhe pse aktualisht jemi larg Romës”, tha ai.

Përse nuk aktivizoi afrimin e ri Roue, Sarri shpjegoi se kishte vetëm dy zëvendësime në dispozicion dhe u detyrua të nxirrte dy lojtarë që nuk mund ta përfundonin ndeshjen.

“Fatkeqësisht, kishim vetëm dy zëvendësimet e fundit dhe zëvendësuam dy djem që nuk mund të arrinin deri në fund. Janë situata që mund të ndodhin gjatë një ndeshjeje.”

Në fund, për protestat pas vërshëllimës së trefishtë, të cilat çuan në përjashtimin e Gaetanos:

“Gaetano nuk i tha asgjë arbitrit, as edhe një fjalë. Madje, as nuk iu drejtua arbitrit. Besoj se arbitri u ngatërrua në atë situatë, është një gabim i dukshëm i arbitrit”.