Ballina Politika Berisha nga New Jersey: Rama bllokoi drejtësinë me 83 mandatet e krimit!...

Berisha nga New Jersey: Rama bllokoi drejtësinë me 83 mandatet e krimit! Misioni është të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti

68
0

“PS është themeluar me krimin dhe ka qeverisur me krimin”, kështu është shprehur kreu i PD Salir Berisha në takimin e tij të zhvilluar me shqiptarët në New Jersey.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit, dhe se nuk lejoi heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Ballukur, ndërsa shtoi se po shpopullon Shqipërinë.

“Ju jap fjalën se do të arrijmë ditën e shpëtimit të Shqipërisë. Se do fitojmë betejën e dinjitetin kombëtar. Edi Ramën do ta largojmë nga qeveria. Duke larguar Ramaduron ne shpëtojmë Shqipërinë.  Sekretari Marko Rubio, për herë të parë në mesazhin që dërgon i referohet karteleve të drogës si një rrezik dhe çlirimi i Shqipërisë nga narkoshteti është një mision. Kërkoj ndihmën dhe mbështetjen e SHBA për këtë betejë. ”, tha më tej ai.