Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve.
Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi i rrugëve në kryeqytet.
Kur përpara Kryeministrisë po flasin protestuesit, disa prej tyre kanë bllokuar njërin krah të Unazës.
Bulevardi është mbushur plot me protestues, që kërkojnë rrëzimin e qeverisë së Ramës, të cilën e akuzojnë për korrupsion madhor.







