Ballina Aktualitet “Të bllokojmë trafikun dhe autostrada, të detyrojmë Ramën të dorëhiqet”/ Protestuesi bën...

“Të bllokojmë trafikun dhe autostrada, të detyrojmë Ramën të dorëhiqet”/ Protestuesi bën thirrje të forta: Me diasporën që vjen, ta rrëzojmë këtë pushtet

48
0

Një i ri, pjesëmarrës në protestën e ditës së 103-të kundër qeverisë, ka folur nga sheshi, duke denoncuar papunësinë dhe korrupsionin që, sipas tij, shoqëron punësimet në administratën publike.

Ai tha se ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë, por aktualisht është i papunë, ndërsa akuzoi qeverinë për afera dhe kërkoi përshkallëzim të protestës.

“Sot është dita e 103-të e protestës. Sot kam ardhur si një inxhinier që ka mbaruar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë. Jam i papunë se në administratë kërkojnë 7 milionë lekë për një vend pune.

Aferat e kësaj qeverie nuk kanë fund, me inceneratorët, apo krimet e Ballukut, që nuk dihet se sa prona ka, nga Veriu deri në Jug.

Ne duhet ta detyrojmë të japë dorëheqjen. Me përshkallëzim, me bllokimin e rrugëve, bllokimin e trafikut, të autostradave. Ndaj dhe me diasporën që vjen, ta rrëzojmë këtë pushtet.”, tha ai.