Ballina Sport Lazio i Gattusos dhe Milani i Amorimit barazojnë dhe mbeten të pamposhtur...

Lazio i Gattusos dhe Milani i Amorimit barazojnë dhe mbeten të pamposhtur në kampionat

54
0

Lazio dhe Milani luajtën baras 2:2 në ndeshjen e javës së katërt të Serie A në stadiumin Olimpico. Vendasit arritën të krijojnë një epërsi prej dy golash në pjesën e parë, por Milani u rikthye në pjesën e dytë falë Diego Moreirës, i cili me dy gola i siguroi një pikë skuadrës së Ruben Amorimit.

Lazio kaloi në epërsi në minutën e 10-të, kur Matteo Cancellieri mbeti i vetëm në zonën e rreptësisë dhe shënoi për 1:0. Pas kësaj, vendasit patën edhe disa mundësi për ta rritur epërsinë, por Zaccagni dhe Frattesi nuk ishin të saktë. Golin e dytë Lazio e shënoi në fund të pjesës së parë, kur Tijjani Noslin e ngriti rezultatin në 2:0.

Milani kishte më shumë posedim të topit gjatë 45 minutave të para, mbi 60 për qind, por nuk arriti të krijojë ndonjë rast serioz para portës së Mandasit. Për këtë arsye, Amorim reagoi në pushim me plot tri zëvendësime, duke futur në lojë Pulisicin, Musahun dhe Moreirën në vend të Loftus-Cheek, Estupiñán dhe Modriç.

Ndryshimet sollën menjëherë rezultat. Në minutën e 65-të, Moreira, pas një krosimi të Pulisicit, ngushtoi rezultatin në 2:1, ndërsa vetëm një minutë e 52 sekonda më vonë, i njëjti lojtar shënoi edhe për 2:2.

Këtë herë Moreira shënoi me një goditje nga jashtë zonës, pas asistimit të Rabiot. Deri në fund të ndeshjes nuk pati më gola dhe skuadrat e Gennaro Gattusos dhe Ruben Amorimit u desh të kënaqeshin me nga një pikë. Milani tentoi të realizonte përmbysjen e plotë, ndërsa rastin më të mirë e pati Pavlloviq, goditjen me kokë të të cilit e priti Mandas.

Lazio, para kësaj xhiroje, ndante kreun e tabelës me Interin dhe Romën, me nga nëntë pikë maksimale, ndërsa Milani me shtatë pikë ishte i barabartë me Juventusin dhe Comon. Pas barazimit në përballjen direkte, të dyja skuadrat mbeten të pamposhtura në sezonin e ri të Serie A. Pas javës së katërt Lazio kryeson me 10 pikë, ndërsa Milani është në vend të katërt me 8.