Ish-kampionia tërhoqi gjithë vëmendjen në Nju-Jork me fustanin vjollcë me thekë dhe transformimin e saj fizik
Legjenda e tenisit edhe një herë tregoi se, përveç karrierës së jashtëzakonshme sportive, ka edhe një ndjesi të veçantë për stilin.
Ish-kampionia u shfaq në një event të kompanisë Net-a-Porter në lagjen SoHo të Nju-Jorkut dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve. Paraqitja e saj u komentua gjerësisht edhe për shkak të ndryshimit të dukshëm fizik, pas humbjes së rreth 15 kilogramëve.
Williams kishte zgjedhur një mini-fustan vjollcë pa mëngë, me thekë dekorativë në pjesën e poshtme, të cilin e kishte kombinuar me këpucë klasike të zeza me taka.
Dashuria e saj për modën është e njohur prej kohësh, ndërsa me këtë paraqitje ajo tregoi sërish pse konsiderohet një nga sportistet më të dallueshme edhe në botën e stilit.
Një detaj tjetër që i dha edhe më shumë karakter paraqitjes së saj ishte modeli i flokëve të gjatë, biondë dhe me onde.
Serena dukej shumë e sigurt në vete dhe në humor të mirë. Me buzëqeshje në fytyrë, ajo u pa duke ecur rrugëve të Nju-Jorkut, e shoqëruar nga sigurimi.
Kjo paraqitje dëshmoi edhe një herë se Serena Williams, ndonëse e ka lënë pas karrierën e saj të shkëlqyer në tenis, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe jashtë fushës sportive.







