Ballina Kosovë Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13...

Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg

47
0

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë dënuar Rexhep Selimin me 13 vjet burgim, pasi e shpallën fajtor për krime lufte.

Trupi gjykues arriti në përfundimin se Prokuroria e Specializuar provoi përtej dyshimit të arsyeshëm përgjegjësinë penale të Selimit për një pjesë të akuzave për krime lufte.

Njëkohësisht, gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Selimi ndodhet në paraburgim në Hagë që prej nëntorit 2020 dhe gjatë gjithë procesit është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.