Ballina Aktualitet FOTO-LAJM/ “Dorëheqja është minimumi!”, revolta qytetare në ditën e 111-të, protestuesit mesazh...

FOTO-LAJM/ “Dorëheqja është minimumi!”, revolta qytetare në ditën e 111-të, protestuesit mesazh Ramës: Burgu është rruga jote…

144
0

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje në Tiranë, duke shënuar ditën e 111-të të qëndresës qytetare.

Në protestën e sotme, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, ku shprehen kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Një prej pankartave shkruan: “Shpike ‘Praninë Besnike’ që të dukesh pranë nesh, por me ministrat në SPAK, mbete i vetëm si dordolec!”.

Po në të njëjtën pankartë, ata i drejtohen kryeministrit duke i thënë se “dorëheqja është minimumi për këtë skuadër në dështim” dhe se “burgu është rruga jote, për ty nuk ka më shpëtim!”

Në një tjetër pankartë, protestuesit i janë referuar platformës së re të qeverisë, “Prani Besnike”, ndërsa theksojnë se qytetarët përballen me vështirësi të shumta ekonomike.

“Rama flet për ‘Prani Besnike’, qytetarët: ‘Si ta mbyll muajin? 55% në vështirësi”, thuhet në pankartë.