Është dorëzuar në policisë 68-vjeçari i cili vrau bashkëshorten e tij me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë.
Viktimë mbeti Lumturie Patushi, ndërsa autori i dyshuar është Hysni Patushi, bashkëshorti i saj.
Sipas të dhënave paraprake, dy bashkëshortët kanë pasur probleme edhe me herët.
U mësua se gjatë momentit të ngjarjes kanë qenë në banesë dy të mitur dhe dhëndri, i cili jetonte në shtëpinë e tyre. Ata po merren në pyetje nga policia për rrethanat e krimit.







