Ballina Aktualitet 113 ditë qëndresë/ Arben Kola thirrje shqiptarëve në Amerikë: Bëhuni bashkë kundër...

113 ditë qëndresë/ Arben Kola thirrje shqiptarëve në Amerikë: Bëhuni bashkë kundër tradhtarit më të madh të kombit!

47
0

Aktivisti Arben Kola, gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, u është drejtuar shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u bërë thirrje të bashkohen në protestën kundër kryeministrit Edi Rama.

“Kanë ngelur më pak se 5 orë që shqiptarët e Amerikës do të mblidhen kundër Ramoviçit. Thirrje të bashkohen sa më shumë. Vetëm ju mund t’i jepni grushtin e duhur kryetradhtarit”, u shpreh Kola.

Aktivisti e bëri thirrjen e tij në kuadër të protestës së 113-të, duke kërkuar pjesëmarrje sa më të madhe të shqiptarëve që jetojnë në SHBA në tubimin e paralajmëruar kundër qeverisë.