Protestuesit e shumtë të mbledhur para Kryeministrisë kanë përfunduar fjalimet e tyre të mbushura me revoltë e kritika drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Aksioni i revoltës qytetare do të vijojë me marshimin drejt Sheshit Skënderbej, për të vijuar më pas në rrugët kryesore të Tiranës.
Qytetarët e shumtë kanë nisur marshimin drejtuar pikës qendrore të kryeqytetit, duke brohoritur njëzëri thirrje si “Shqipëria e shqiptarëve”, “Arrestoni Ramën”, etj.







