Ballina Politika ‘Më kërcënuan me fëmijët, shteti nuk më mbrojti’, Ahmetaj: Skënderi (Hita) flet...

‘Më kërcënuan me fëmijët, shteti nuk më mbrojti’, Ahmetaj: Skënderi (Hita) flet me plaçkitësen (Ballukun) në aplikacionin “Threema”

92
0

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta gjatë intervistës në SYRI TV, teksa komentoi një video me kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij, të publikuar në rrjetet sociale. Ahmetaj tha se nuk e sheh çështjen vetëm si një kërcënim të izoluar nga një individ, por si pjesë të një klime që, sipas tij, është krijuar nga deklaratat dhe qëndrimet e figurave politike. Ai deklaroi se ka marrë kërcënime që lidhen edhe me fëmijët e tij.

Sipas tij, ai u është drejtuar edhe strukturave shtetërore për situatën, por nuk ka marrë mbrojtjen e duhur. Gjatë intervistës, Ahmetaj deklaroi se drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, komunikon me Belinda Ballukun, që ai e cilëson ‘plaçitëse’ përmes aplikacionit të komunikimit ‘Threema’.

“Fillimisht qesha dhe sigurisht që nga ky është për të qeshur. Pastaj fillon dhe reflekton njeriu, se shumica e komenteve dhe mendimi i parë është: ky është i sëmurë mendor. Që nuk ka asnjë lloj problemi. Por ne të sëmurë mendor me kartelë, ndryshe nga ky që e kemi pa provë, me kartelë e kemi kryeministrin. Dhe dëmin që ai i ka bërë Shqipërisë nuk ka nevojë ta komentojmë sonte sepse e dimë ju të gjithë. Është marrë me gruan, me ish-gruan, fëmijët. Në korridoret e kreut të organizatës (Rama) këto kërcënime thuhen gati përditë. Kam veshë në korridoret e kreut të organizatës”,-tha Ahmetaj.

“…Këto që thotë ky djali, me mendje, pa mendje, me kartelë, pa kartelë, të gjitha këto i ka bërë kreu i organizatës, është marrë me familjen time. Me gruan, me ish-gruan, është marrë me fëmijët, thellësisht. Në Londër. Madje në dosje është përmendur qindra herë dhe Keilis. I është kontrolluar dhe llogaria minore e Keilis. I është refuzuar të marrë para për të ngrënë bukë, nga gjykata, nga segmente të gjykatës që janë të lidhura drejtpërdrejtë me kreun e organizatës. Domethënë, në korridoret e plaçkitjes dhe të kreut të organizatës, këto që thotë ky, këto kërcënime që thotë ky, thuhen gati përditë, se unë kam veshë në korridoret e kreut të organizatës. Kam veshë edhe aty ku bën zullume dhe hadarka plaçkitja dhe flet me mllef për shqiptarët e pastaj vjen te unë, thotë: ‘hajde se do ta shohë, do ta shohë patjetër’. Patjetër. Ta mbajë kërcënimin te buza. Pra këtu jemi duke folur për një reflektim dhe unë do t’i thosha drejtpërdrejt, Skënder Hitës. O Skënder, lëri komunikimet me plaçkitësit në Threema. Në atë aplikacionin shumë trendi, seksi, klluf që keni në telefon. Merru me këto fenomene…”, -tha Ahmetaj