Deputeti i Partisë Dmokratike Igli Cara ka qenë i ftuar në një studio televizive. Ai ka komentuar, mbledhjen e komitetit të stabilizim – asocimit Shqipëri – BE. Përfaqësuesit e opozitës e thanë dje se Shqipëria qeveriset nga bandat.
Dhe pas publikimit të masave te reja nga shefes se SHISH dhe ish drejtorit të Policisë Proda, Cara tha se “tani u bë e qartë që qeverisemi nga një bandë”.
Igli Cara: Çdo javë kemi ngjarje të tilla. Por kjo e sotshmja ishte si për të konfirmuar atë që deputetët e opozitës thanë dje në mbledhjen e komitetit të Stabilizim Asocimit. Ekzaktësisht çfarë thamë. Që shteti është i kapur dhe i shërben krimit. Dhe masat shtrënguese të sotme tregojnë më së miri që kupola e shtetit dhe flasim këtu për kreun e SHISH, s’ka ndodhur kurrë që të jetë marrë masë. Dhe unë e dëgjova gazetarin e Syri tv, Fatjonin dhe të gjithë këto lidhen me Agasin. Opozita, ne e kemi dhënë shpesh për lidhjet që Vjosa ka patur me Ergysin, Prodën… Po ne kemi kohë që e themi. Nuk bëhet fjalë më për një shtet, apo për një parti që është në pushtet. Jo këtu bëhet fjalë për një bandë që është në pushtet. Tani kreut të organizatës apo me mirë të themi shefit të kësaj bande nuk e di çfarë i mbetet tjetër. Sepse në momentin që i ka të gjithë bashkëpunëtorët….Praktikisht nuk ka asnjë. Unë nuk e di nëse kanë ngelur ndonjë pozicion i rëndomtë në fund. Por ama e gjithë kupola e shtetit që kanë qene ne këto 4 mandate . Unë nuk e di çfarë duhet të ndodhë më në Shqipëri që të themi është mjaft që të vazhdojë ky kryeministër sepse çdo ditë rëndohet akoma më shumë…







