Ballina Aktualitet Nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë/ Protestuesit me flamuj dhe pankarta: “Jep dorëheqjen!”,...

Nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë/ Protestuesit me flamuj dhe pankarta: “Jep dorëheqjen!”, “Revolucion!”

52
0

Pasi kanë qëndruar për pak kohë në Sheshin Skënderbej, protestuesit janë nisur drejt Kryeministrisë.

Me flamuj në duar, protestuesit shprehen se Shqipëria ka në krye një qeveri antikombëtare.

Protestuesit akuzojnë pushtetarët se kanë krijuar dy realitete, atë të tyrin, që jetojnë si në parajsë, por edhe realitetin e shqiptarëve të zakonshëm, që vuajnë nga gjendja e rënduar ekonomike.

Qytetarët kanë bërë thirrje të ndryshme si “O Erion o legen, prite Ramën se po vjen”, “Revolucion” etj.

Në pankarta kanë dhe shprehje të ndryshme si “Jep dorëheqjen”, “Ju vidhni në spitale, ju vidhni në pensione, ju vidhni pa pikë turpi, pilaf në jetimore”.