Ballina Aktualitet “Ju jeni inspirim për të gjithë”, eurodeputetja në protestë: Po mbroni lirinë...

“Ju jeni inspirim për të gjithë”, eurodeputetja në protestë: Po mbroni lirinë dhe vendin tuaj, vazhdoni kështu dhe luftoni për kauzën tuaj!

63
0

Eurodeputetja Ana Strolenberg mbajti një  fjalim në protestën e 115-të para kryeministrisë. Ajo inkurajoi protestuesit të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, për të dërguar kauzën e tyre deri në fund.

“Unë kam një mesazh të qartë. Ju lumtë për rrugëtimin, ju jeni inspirim.

Ju jeni insipirim për të gjithë Europën. Erdha në Shqipëri për të parë çfarë po ndodh këtu.  Kjo është ajo që duhet të bëni. Duhet të mbroni lirinë. Po mbroni natyrën dhe kjo është diçka pozitive.

Ju lumtë për këtë që po bëni. Unë dua që Shqipëria të bëhet pjesë e Unionit.  Ne jetojmë në kohëra të vështira. Ju mund të bëni diçka për vendin tuaj. Ju po i jepni shpresë këtij vendi. Keni mbështetjen e Europës, të gjithë solidarizohen me ju”.