Ballina Sport Alarm te Barcelona, katalanasit rrezikojnë shumë për të ardhmen

Alarm te Barcelona, katalanasit rrezikojnë shumë për të ardhmen

54
0

Barcelonës po i rikthehet një situatë të cilën e njeh mirë. Pagat pritet të shkojnë në 636 milionë euro, por klubi aktualisht qëndron brenda parametrave të rekomanduar nga UEFA.

Shifra është e njëjtë me atë të sezonit 2019/20. Atëherë pagat përbënin 74% të të ardhurave, ndërsa tani do të jenë rreth 53%.

“Do të kemi pak a shumë të njëjtën masë pagash si në 2019/20, por para ishte 74% e të ardhurave dhe tani do të jetë 53%”, deklaroi Ferran Olive, që përgjigjet për situatën financiare të Barcelonës. Në sezonin 2020/21 kjo shifër kishte shkuar deri në 98%, pasi të ardhurat ranë në 631 milionë euro.

Këtë verë drejtori Deko ka shfrytëzuar rregullin 1:1 për të bërë transferime të mëdha dhe për të rinovuar disa kontrata. Po ashtu Rafinja, Espart dhe Bernal do të rinovojnë, ndërsa largimi nga “Camp Nou” në sezonin e ardhshëm pritet të ulë sërish të ardhurat.