Ballina Aktualitet 116 ditë qëndresë/ Protestuesit me mesazhe të forta për qeverinë dhe SHISH-in:...

116 ditë qëndresë/ Protestuesit me mesazhe të forta për qeverinë dhe SHISH-in: Jep dorëheqjen Edi Rama, nuk të shpëton dot as banda!

51
0

Sot shënohet dita e 116-të e protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë mbledhur sërish, ndërsa në duar kanë mbajtur pankarta me mesazhe ironizuese ndaj qeverisë dhe institucioneve të shtetit.

Në fokus të mesazheve të protestuesve janë zhvillimet e fundit lidhur me institucionet e sigurisë dhe hetimin ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.

“Kur SHISH bën Pazar për llogari të vet, këtu nuk ka më ligj, këtu s’kanë më as shtet”, eshte nje pankarte.

“Nga Belinda te SHISH-i, krejt ekipi në pranga! Jep dorëheqjen Edi Rama, nuk të shpëton dot as banda”, shkruhet ne nje tjeter pankarte.