Ballina Aktualitet “Kryetarja e SHISH, e emëruar nga Rama ka qenë në kontakt të...

“Kryetarja e SHISH, e emëruar nga Rama ka qenë në kontakt të vazhdueshëm, i jepte informacion Ergys Agasit”/ Revoltohet aktivistja: Kur e ka radhën kryeministri?

57
0

Aktivistja Sidorela Vatinkaj ka akuzuar qeverinë për korrupsion dhe ka kërkuar që përgjegjësia të shkojë deri te kreu i ekzekutivit, Edi Rama.

Duke folur para protestuesve, Vatinkaj tha se si Belinda Balluku ashtu edhe Vlora Hyseni nuk mund të kenë vepruar pa dijeninë e kryeministrit.

Në fjalën e saj para protestuesve, aktivistja deklaroi se Belinda Balluku është një nga më të korruptuarat që shteti shqiptar ka parë.

“Askush nuk beson sot se Belinda Balluku, një nga më të korrupturait që ka parë shteti shqiptar e ka bërë korrupsionin pa dijeninë e Edi Ramës.

Askush nuk e beson se kryetarja e SHISH, e emëruar nga Rama ka qenë në kontakt të vazhdueshëm, i jepte informacion Ergys Agasit pa dijeninë dhe urdhrin e Edi Ramës. 

Prandaj jemi sot në këtë shesh. Me një pyetje legjitime: Kur e ka radhën Edi Rama, për tu pyetur, për tu hetuar dhe për tu vënë para drejtësisë”, tha ndër të tjera Vatnikaj.