Ballina Sport Gakpo shënon supergol në shtesë, Holanda dhe Gjermania e mbyllin në mënyrë...

Gakpo shënon supergol në shtesë, Holanda dhe Gjermania e mbyllin në mënyrë dramatike debutimin e dyshes Çavi-Klop

36
0

Holanda dhe Gjermania e kanë mbyllur me barazim 1-1 sfidën e tyre të parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, që përkonte edhe me debutimin në pankinat e dy skuadrave të Çavi Hernandez dhe Jurgen Klop.

Sfida ishte shumë e bukur, pasi të dy skuadrat tentuan të bënin lojë sulmuese dhe nuk kursyen as ndërhyrjet e forta ndaj njëra-tjetrës. Holandezëve iu anulua një gol, ndërsa më pas ishin gjermanët që kaluan në avantazh me anë të Nmeça, në një moment ku plasën edhe kontestimet pasi Brobei kishte mbetur i dëmtuar në tokë.

Pjesa e dytë foli kryesisht për Holandën që iu afrua disa herë golit, e ndalur nga Ter Shtegen dhe shtylla. Por në fund ishte Gakpo në shtesë ai i cili shënoi një gol spektakolar me një veprim akrobatik, duke vulosur barazimin 1-1./PS