Ballina Kronika Aksidenti tragjik në Pezë-Helmes, policia jep detajet nga vdekja e 15-vjeçarit

Aksidenti tragjik në Pezë-Helmes, policia jep detajet nga vdekja e 15-vjeçarit

50
0

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e 29 shtatorit në Pezë-Helmes, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti që drejtonte është përplasur me skarpatën anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10. Sipas policisë, i mituri po drejtonte automjetin pa leje drejtimi, kur ka humbur kontrollin mbi mjetin. Si pasojë e përplasjes, 15-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri, një 16-vjeçar, ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 29.09.2026, rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.