Ballina Kronika Aksidenti tragjik në Shkodër-Lezhë/ Humb jetën 83-vjeçari, në polici shoferi francez

Aksidenti tragjik në Shkodër-Lezhë/ Humb jetën 83-vjeçari, në polici shoferi francez

52
0

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30, në vendin e quajtur Kryebushat, ku janë përplasur dy automjete.

Mjetet drejtoheshin nga P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër.

Si pasojë e përplasjes, 83-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Ndërkohë, drejtuesi tjetër i automjetit, 67-vjeçari francez, është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.